Surprise Me!

Shtatori do te mbyllet me temperatura te larta | Lajme-News

2020-12-05 0 Dailymotion

Vapë dhe temperatura ekstreme kemi përjetuar dy javët e para të Shtatorit. Sinoptikanët thonë se termometri ka kapur vlerën e 38 gradëve në zona dhe ditë të caktuara, temperatura tipike për stinën e verës.

Sinoptikania Adiola Bani: Kemi patur shtyrje të stinës së verës edhe në fillim të vjeshtës, me temperatura shumë të larta, 37-38 gradë Celcius.

E enjtja do të sjellë ndryshim të kësaj situate, por sërish moti do të jetë i ngrohtë, edhe për plazh.

Sinoptikania Adiola Bani: Do të kemi ardhjen e një sistemi vransirash, i cili do të sjellë edhe rreshje shiu. Kjo do të na sjellë edhe rënien e temperaturave, të paktën me 5 gradë. Duke bërë që temperaturat të zbresin në 32 gradë Celcius gjatë ditës së enjte. Sërish e premtja na sjell përmirësim të motit dhe rikthim të motit me diell.

Krejt e kundërta do të ndodhë në vendet fqinje. Italia dhe Greqia do të përfshihen nga një ciklon me shi dhe erë, por vendi ynë nuk do të preket prej tij.

Sinoptikania Adiola Bani: Pasi kalon në brigjet e Italisë Jugore dhe në jug të Greqisë, duke sjellë shira të rrëmbzeshëm, po ashtu dhe stuhi të forta ere.

Parashikimet flasin se edhe Tetori në Shqipëri do të nisë me mot të ngrohtë. Sinoptikanët thonë se tashme kjo është e ndikuar nga ndryshimet klimatike që 10 vitet e fundit kanë sjellë ndërthurrje dhe zhvendosje të stinëve.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon